Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Gruaja që ia vuri flakën vetes në Gjakovë është 38-vjeçare

Gazeta pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Ramocë të Gjakovës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke ia vënë flakën vetes me lëndë djegëse.

Sinjali mëson se viktima është M.S., 38-vjeçare dhe e njëjta po merr trajtim mjekësor në spital.

Ajo fillimisht është dërguar me urgjencë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, por për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nuk dihen ende shkaqet që e shtynë viktimën të bëjë këtë veprim, mirëpo njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Rastin më parë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.

Portali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.