Haradinaj: Sakrifica e dëshmorëve është udhërrëfyesi më i mirë për ne

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se vatrat e Grabanicës, Dollovës, Kpuzit dhe Bokshiqit, ishin në front të luftës kundër armikut.

Haradinaj ërmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kanë zbuluar shtatoren e heroit Faruk Elezaj, ku u përjetësua në bronz në qytetin e Klinës.

Kreu i AAK-së, ka thënë se përulemi para sakrificës së të rënëve për liri, dhe sipas tij sakrifica e tyre është udhërrëfyesi më i mirë për ne.

“Bashkë me miq e bashkëluftëtarë morëm pjesë në zbulimin e shtatorës së heroit, Faruk Elezaj, ku sot u përjetësua në bronz në qytetin e Klinës, me ç’rast theksuam kontributin e tij për lirinë e Kosovës. Përulemi para sakrificës së të rënëve për liri. Sakrifica e tyre është udhërrëfyesi më i mirë për ne, në angazhimet tona për shtetin siç e ëndërruan ata.” – ka shkruar Haradinaj.