Haradinaj takohet me ambasadorin e ri britanik: Kërkova mbështetjen e tyre për integrim në NATO

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar ka ardhur për vizitë sot në Kosovë, ku është takuar me përfaqësues politik të ndryshëm.

Ndër ta, në takim e priti edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Duke e uruar për detyrën e re, Ambasadorin Hargreaves e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj duke shprehur kënaqësi ta ketë pritur ambasadorin në takim.

“Kërkova mbështetjen e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s”, shtoi ai duke thënë se vlerësoi rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë e Kosovës