Haradinaj takon ambasadorin e BE-së në Kosovë: Integrimi euro-atlantik është objektivi kryesor strategjik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog më të cilin diskutuan për zhvillimet politike në vend.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Aleanca do të votoj Marrëveshjet Ndërkombetare.

“Në takim ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit evropin. Konfirmova se Aleanca do të votojë Marrëveshjet Ndërkombetare ndërsa shpreha brengosjen për stagnimin e Kosovës në proceset integruese”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se për Aleancën, integrimi euro-atlantik është objektivi kryesor strategjik, rrugëtim ky që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE.