Hasani: Në Shqipëri janë më shumë pro bashkimit kombëtar, kosovarët janë më materialistë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka folur për idenë e bashkimit kombëtar, duke thënë se në Kosovë ka më pak pro se sa në shtetin shqiptar.

Hasani për Frontal në T7, tha se shteti shqiptar punon në drejtim të bashkimit të dy shteteve.

“Më shumë është në Shqipëri dëshira për bashkim, sesa në Kosovë. Edhe shteti shqiptar punon në këtë drejtim, e ka flamurin, e ka stemën, e ka himnin që të gjithë jemi rritë me të dhe i ka simbolet e shtetit dhe ingirencat në Kushtetutë për interesimin”, ka thënë Hasani.

Tutje, ai tha se kosovarët janë më materialistë sesa shqiptarët e Shqipërisë.

“Ne e shohim më shumë materializmin te Shqipëria sesa te vetja. Ne jemi më materialistë sesa në Shqipëri. Rrethanat po tregojnë… Kështu që atje është ajo fryma ideale që qëndron në popull”, shtoi ai