Haxhiu: Qeveri si në kohën e Rankoviqit, po diskriminohet Drenica

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj ndarjeve buxhetore për komunat për vitin 2024.

Ai e ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për diskriminim ndaj rajonit të Drenicës duke i quajtur “Jugonostalgjik”.

Haxhiu tutje ka shkruar se në qeveri janë emra të tjerë por nuk dallojnë në forma dhe veprime si në kohën e  Rankoviqit.

Postimi i plotë:

Jugonostalgjikët e ri në Qeveri, vazhdojnë traditën e diskriminimit ndaj Drenicës.

Qeveria Kurti anashkalon Skenderajn nga investimet kapitale.

Buxheti 2024 i propozuar nga Qeveria Kurti 2,  pasqyron me së miri dallimin dhe diskrimininin regjional dhe politik që po i bëhet Drenicës.

Sot emrat në Qeveri janë  tjerë por nuk dallojnë asgjë nga mentaliteti, logjika dhe forma e veprimit si e kohës së Rankoviqit