Ia “dromoliti” rreth 200 mijë euro të dashurit duke e shantazhuar me publikim të videove intime, arrestohet Zana Berisha, ish-miss Kosova

Ish-missi i Kosovës, Zana Berisha, e cila u bë virale para disa vitesh me paraqitjen e saj skandaloze në evenimentin e madh të bukurisë, para disa ditësh është ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Prizren. Krejt kjo pasi Berisha u arrestua nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur nga rajoni i Prizrenit, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore, rast ky që e futi në sherr edhe me ligjin.

Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive nga ky rast në të cilën është përfshirë vajza që përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2018 dhe historinë e saj me biznesmenin që ra pre e saj dhe pagoi shuma të majme parash.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se hetimet për këtë çështje tashmë kanë nisur dhe përfshijnë raste që kanë ndodhur mes ish-missit dhe biznesmenit, në periudha të ndryshme, që nga viti 2021.