Inspektorati i Prishtinës, 100 euro gjobë për parkim të veturave në gjelbërim

Inspektorët e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës kanë ndërmarrë masa ndëshkuese kundër dy qytetarëve që janë kapur duke parkuar mjetet e tyre në hapësira të gjelbërta.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Komuna e Prishtinës, të dy qytetarët janë sanksionuar me gjoba në vlerë prej 100 euro secili për shkeljen e rregullave të parkimit.

“Të nderuar qytetarë, është i ndaluar rreptësisht parkimi i veturave në gjelbërim. MOS PARKONI në këto hapësira, pasi do të përballeni me gjoba, bazuar në rregulloret përkatëse.”

Njoftimi vazhdon duke paralajmëruar se nëse veprimet e ndaluara si ky parkim jo i autorizuar do të përsëriten nga të njëjtit persona, atëherë do të zbatohen masa shtesë sipas legjislacionit në fuqi, duke sinjalizuar një qëndrim të ashpër dhe zero tolerancë kundër këtyre veprimeve.