Interesante kjo – një tjetër deputet i VV’së thërret konferencë të veçantë për medie

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Enver Dugolli ka paralajmëruar një konferencë të çuditshme për media.

E çuditshme mund të konsiderohet me plot gojë, pasi të njëjtën e thërret në ditë fundjave, ndërsa së fundi nuk ka qenë fare aktiv, përcjell lajmi.net.

Përmes një postimi, ai tha se konferenca do të mbahet nesër me fillim nga ora 11:00, ndërsa arsyen nuk e ka treguar fare.

Gjithsesi, një lehtësim i madh për gazetarët është fakti se Dugolli pohoi që do të përgjigjet në secilën prej tyre.

Duhet përmendur faktin se kjo praktikë nuk është për herë të parë. Edhe ai që tashmë është përjashtuar nga Grupi Parlamentar, Haki Abazi, kishte filluar me konferenca “private”, konferenca këto që i shfrytëzonte për të kritikuar partinë ku bënte pjesë.

Se a do ta ndjekë të njëjtin rrugëtim edhe Dugolli, kjo çështje aktualisht është vetëm në kuadër të hipotetikes, ndërsa më poshtë gjeni edhe statusin e plotë.