“Zgjate Zot”, në një pompë në Gjilan nafta zbret në 1.09 cent për litër

Nafta vazhdon të ketë rënie të çmimit në Republikën e Kosovës. 1.09 është shënuar çmimi në njërin prej pompave të benzinës në Gjilan.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para pesë viteve.

Sipas tij, nga dhjetori 2020 deri me sot, ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 centë.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit”.