Iu dogj shtëpia pasi ndezi stufën, policia jep detaje për rastin në Rahovec

Një burrë në Rahovec ka raportuar se pasi e ka ndezur stufën e druve, shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.

“INCIDENT ZJARRI- Rahovec, 26.11.2023-11:08. Ankuesi kosovar, ka raportuar se si pasojë e ndezjes së stufës së druve, i është përfshi nga zjarri shtëpia e tij. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.”