Java e derbit Rahoveci – Drenica

Pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante.

Pas përfundimit të ndeshjeve ndërkombëtare, në fundjavë rikthehen sfidat e futbollit kosovar, përcjell 07 Press.

Një nga ato që do ta gëzojë padyshim vëmendjen e futbolldashësve nga Rahoveci dhe jo vetëm është dueli përballë Drenicës, përballë së cilës kujtimet e edicionit të Superligës, 2000/2001 janë ende të freskëta, në veçanti skenat pas përfundimit të takimit.

Gjithsesi, skuadrat ishin përballur edhe një herë më vonë në kuadër të kupës, kurse tani do të jetë sfidë kampionale.

Kujtojmë, dueli i parë në “Bajram Aliu” u mbyll me fitoren e kuqezinjve, 2-1.