“Ka kontribu shumë”: Gashi zgjedh Thaçin si lider para Kurtit e Haradinajt

Dardan Gashi, analist, është shfaqur në emisionin “Zjarr e ftohtë” që po emitohet në RTV Dukagjini.

Në këtë emision, ai është përballur me një pyetje interesante.

Gazetarja e ka pyetur Gashin se në mes Albin Kurtit, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt kë do ta zgjidhte si lider.

Gashi pa u menduar shumë e gjatë, ka zgjedhur Thaçin, për të cilën zgjedhje ka dhënë edhe një arsyetim.

“Në krahasim me Albinin, bile s’folet. Por në përgjithësi është një njeri që ka kontribu shumë, gjatë luftës, para luftës, mos të flasim pas luftës. Ka qenë një kryeministër i sukesshëm” – tha Gashi.