Gjakovë: Vajza 25-vjeçare në hall nga një 52-vjeçar, raporton se e ka ngacmuar seksualisht në vazhdimësi

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se siguria po cenohet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur në Gjakovë.

Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimit të një 25-vjeçareje, e cila ka njoftuar Policinë se është në hall nga një 52-vjeçar, i cili po e ngacmon në vazhdimësi.

Në dëshminë e saj të dhënë në Polici, viktima ka raportu se i dyshuari e ka percjellë gjatë gjithë kohës dhe e ka ngacmuar seksualisht.

Derisa i dyshuari ka deklaruar se vetëm e ka komplimentuar 25 vjeçaren dhe se nuk e ka ngacmuar seksualisht.

Ky i fundit pas intervistimit është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Ngacmim”.