Kapet me drogë gazetari i njohur kosovar

Vullnet Krasniqi, gazetari i medias Nacionale, të udhëhequr nga Berat Buzhala, është raportuar se është arrestuar nën dyshimin se të njëjtit i është gjetur substancë narkotike gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës.

Sipas raportimeve, Vullnet Krasniqi është kapur me një sasi prej 3 gramësh të substancës narkotike të llojit Amfetaminë, shkruan Portali Mërgata.

Për rastin ka reaguar edhe vetë shefi i Nacionales, Berat Buzhala.

Përmes një postimi në Facebook, Buzhala e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se gazetari Vullnet Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij e gazetarit deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Buzhala ka thënë se posa të mbarojë gjyqi ndaj Vullnet Krasniqit, i njëjti mund të bëj analizat, ta dëshmojë se nuk është përdorues i ndonjë droge dhe pastaj të kthehet sërish në punë.