Kërcënohet me armë zjarri një person në Gjakovë, Policia nuk arrin ta kap të dyshuarin

Një person në Gjakovë ka raportuar se derisa po qëndronte në një lokal është kanosur me armë zjarri nga një person.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 05.11.2023 – 22:10 Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në një lokal, është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore.