KFOR-i publikon pamjet nga stërvitjet e ushtarëve italianë në Ujman

Misioni i KFOR-it italian gjatë zhvilluar stërvitje në liqenin e Ujmanit.

E pamjet e stërvitjes misioni i KFOR-it i ka publikuar në rrjetin social në Facebook.

“Lagunari italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në veri të Kosovës, si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kreu me sukses një trajnim specifik më 30 dhjetor”, ka shkruar KFOR-i.

KFOR-i ka thënë se janë të fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit.

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij- bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka shkruar NATO Kosovo Force-KFOR.’’

Pos KFOR-it patrullim në liqenin e Ujmanit disa ditë më parë kreu edhe Policia e Kosovës.