Qeverisë së Kurtit i kërkohet strategji për parandalimin e ikjes së të rinjve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se do të ketë mungesë të punëtorëve gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Ai i ka kërkuar Qeverisë që ta krijojë një strategji për parandalimin e ikjes së të rinjve nga vendi.

Sipas tij, muajt e parë të këtij viti do të jenë mjaft sfidues për bizneset sa i përket fuqisë punëtore.

“Tani është një mundësi pak më e lehtë për arsyeje se të gjithë ata që shkojnë për qëllime turistike kanë mundësi të jenë në kontakt me një punëdhënës dhe aty për aty të rregullohet një marrëdhënie e punës. Kjo padyshim se do të ketë ndikimin e vet, mirëpo nuk do të ketë një ikje masive, për arsyeje se ne kemi pasur lëvizje të rinjve gjatë dy viteve të fundit që është një numër i madh”, tha ai për KP.

“Për gjashtëmujorin e parë po, padyshim se bizneset do të kenë sfidë (për punëtor) dhe shto këtu edhe procedurat e thjeshtësuara sidomos të shtetit gjerman”, ka deklaruar ai.