KH Rahoveci kërkon ndihmën e tifozëve për duelin me Trepçën

Klubi i hendbollit Rahoveci po vazhdon serinë fantastike këtë edicion me të gjitha fitore në çdo ndeshje.

Megjithatë, kaq lehtë nuk pritet të kalojë përballë Trepçës, skuadrës që edicionin e kaluar fitoi kupën, ndërsa në këtë aktualin synon titullin, përcjell 07 Press.

Te “Vreshtarët” janë të vetëdijshëm për këtë situatë andaj edhe tash e sa kohë kërkojnë ndihmën e publikut, pasi kujtojmë, ishte publikoi ai që ndihmoi në triumfin përballë Besës në “Mizahir Isma”.

Interesant është fakti se Rahoveci dhe Trepça do të përballen për herë të parë këtë edicion.