KH Rahoveci me orar të ngjeshur – të enjten luan ndaj Trepçës, në fundjavë i shkon Besës

KH Rahoveci do të ketë orar të ngjeshur këtë javë.

Kjo pasi, skuadra nga “Mizrahir Isma” do të ketë përballë dy skuadra pretendente për titull, përcjell 07 Press.

Fillimisht do të luajë ndaj Trepçës si vendas, më pas në fundjavë i shkon Besës në udhëtim, në sfidën e sfidave.

Pas triumfit ndaj Kastriot, bardhekaltërit janë të përqendruar maksimalisht te dueli ndaj mitroviccasve, e që nuk pritet të jetë aspak i lehtë.

Gjithsesi, me një mbështetje të tifozëve, skuadra mund të arrijë fitore, në mënyrë që të udhëtojë më lirshëm drejt Pejës më pas.