KH Rahoveci njofton: shtyhet ndeshja me Trepçën, gati për Deçanin mesjavën e ardhshme

KH Rahoveci ka njoftuar se ndeshja me Trepçën është shtyrë për më vonë.

Kjo si shkak i angazhimit të skuadrës mitrovicase në arenën ndërkombëtare, përcjell 07 Press.

“Minatorët” bashkë me Rahovecin e Besën janë në mesin e favoritëve për titull, andaj pritet një përballje e zjarrtë deri në fund të kampionatit.

Rahoveci ndërkaq, kthehet në parket mesjavën e ardhshme ku i shkon Deçanit në udhëtim.