Kastrioti i frikshëm zbarkon në “Mizahir Isma”, test i vështirë për KH Rahovecin

Rahoveci po kalon në një formë jetike këtë edicion të hendbollit kosovar, megjithatë rruga në vazhdim nuk pritet të jetë aq e lehtë.

Kjo pasi, Kastrioti do të jetë kundërshtari i radhës, e që nuk pritet të jetë aspak i lehtë, as në letër e as në parket, përcjell 07 Press.

Ferizajasit, përveç ekipit simpatik të krijuar e që ngjason me atë të viteve më parë kur ishte në maje të këtij sporti në vendin tonë, u mposhtën nga Besa me vetëm dy gola dallim.

Jo vetëm kaq. Ata mposhtën Trepçën pretendente për titull, duke treguar kështu dhëmbët se s’e kanë ndërmend të heqin lehtë dorë nga synimet.

Kampionati është i gjatë, andaj edhe KH Rahoveci përmes një postimi ka kërkuar mbështetjen masovike të tifozëve, sepse vetëm në atë variant vazhdohet seria pozitive.

Postimi i plotë:

VËMENDJE!

Të dielën na duhet përkrahja juaj e madhe për të vazhduar serinë pozitive.

Nga ora 18:00 presim Kastriotin në shtëpi, një skuadër me traditë dhe e përforcuar këtë sezon. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por me ju në sallë, gjithçka është e mundur.

Andaj, të dielën nga ora 18:00 krejt në Mizahir Isma në përkrahje të klubit.

HAJDE RAHOVEC 💪🏻