Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë

Ardhja dhe largimi i bashkatdhetarëve për fundvit në Kosovë ka bërë që të krijohen edhe kolona në disa pika kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare në Merdarë për të hyrë në Kosovë duhet pritur deri në 10 minuta ndërsa për të dal deri në 30 minuta.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë për të hyrë dhe për të dal nga Kosova duhet pritur deri në 5-10 minuta.

Gjendje pak më e qetë shihet në pikat tjera kufitare ku hyrjet e daljet janë deri në 5-10 minuta./Lajmi.net/