Klinë: 300 euro gjobë ndaj kundërvajtësit për tejkalim shpejtësie

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndëshkuar një kundërvajtës për tejkalim shpejtësie.

Kjo ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, në segmentin rrugor të fshatit Klinë, ku kundërvajtësi kishte vozitur me shpejtësi 95 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e kësaj ai është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe i është ndaluar ngasja e mjeteve motorike për tre muaj