Rahovec: “Profesionistët e vjedhjeve” të armatosur tentuan të kryejnë grabitje në tre lokacione

Gjatë ditës së djeshme në Rahovec, tre persona tentuan të kryejnë grabitje në tre lokacione të ndryshme në Rahovec.

Ata më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit kanë qenë edhe të armatosur.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë e pistoletës dhe nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është nën hetime

Njoftimi i plotë:

GRABITJE NË TENTATIVË- Krushë e Madhe , Rahovec / 04.03.2024-19:00. Është raportuar se tre persona të dyshuar të panjohur të armatosur, kanë tentuar të kryej grabitje në tre lokacione të ndryshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e pistoletës. Nuk raportohet për të lënduar dhe rasti është në procedurë hetimore.