“Komandant, ti veç ditëlindje ke!”, Haradinaj bënë homazhe në Prekaz

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek kompleksi memorial në Prekaz.

Këto homazhe, Haradinaj i bëri me rastin e ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Në këtë datë me rëndësi historike, bëmë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, me rastin e ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, i cili i dha fundin armikut, duke çuar në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave.  Komandant, ti veç ditëlindje ke!”, ka shkruar ai.