Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmimin dhe dhunimin e një vajze të mitur

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka rënë mbrëmë në prangat e Inspektoratit Policor të Kosovës, nën dyshimet për dy vepra penale.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, polici dyshohet se është arrestuar nën dyshimet për ngacmim dhe dhunim të një vajze të mitur.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të këtij rasti të trishtë, për të cilin akoma nuk dihen detajet dhe rrethanat e tjera.

Ndaj zyrtarit policor të dyshuar pritet të merren veprimet e nevojshme hetimore, brenda afatit ligjor.