Konjufca: Propozimi i Ramës për Asociacionin ka elemente autonomie për serbët

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca mendon se propozimi i Ramës për Asociacionin përmban elemente autonomie për serbët.

Madje, ai tha se kryeministri shqiptar pretendon që është në përputhje me Kushtetutën, porse nuk mendon kështu edhe i pari i legjislativit.

Tutje, Konjufca vazhdoi duke thënë se kjo nënkupton që është në kundërshtim me interesin e kombit shqiptar.

“Ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por mua më janë dukur se elemente të caktuara të propozuara nga Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës dhe kjo është në kundërshtim të interesit të kombit shqiptar”, ka deklaruar kreu i Kuvendit.