Kontradiktor Përboqi: S’ka asnjë vërejtje për punën e Kafexhiut, por duhet të shkarkohet

Shumë kontradiktor është treguar shefi i grupit të asamblistëve të AAK-së, Hasan Përboqi.

Në fjalën hyrëse të seancës për votëbesimin ndaj Kafexhiut, ai tha se ky i fundit nuk e ka asnjë vërejtje, përcjell 07 Press.

Megjithatë, tutje ai vazhdoi duke shtuar se duhet të shkarkohet.

Pak ironike kjo, ku në njërën anë lavdërohet puna e kryesuesit, ndërsa në anën tjetër bëhet thirrje për shkarkimin e tij.