Krahasuar me një vit më parë, në maj 2023 më shumë udhëtarë e fluturime

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin maj 2023.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në muajin maj 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 976, ose 4,8% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022), ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 295 287, ose 13,1% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022).

Ndërkohë në transportin hekurudhor, në muajin maj 2023 numri i udhëtarëve ishte 7 123 apo 3,9% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në muajin maj 2023, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 66 910, ose 6,4 % më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022), ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 3 111 477, ose 1,6 % më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022)”, thuhet në njoftim.

“Në muajin maj 2023, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 472 512, ose 0,8% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022), ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 281 887, ose 5,7% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022)”.