Krasniqi pret në takim ambasadorin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e partisë së tij, ambasadorin e ri britanik, Jonathan Hargreaves.

Në një postim në Facebook, kreu i PDK-së thotë se i ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të partisë për bashkëpunim dhe partneritet të mirëfilltë.

“Kisha kënaqësinë të mirëpres në selinë e PDK-së ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Duke i uruar mision të suksesshëm në Kosovë, Ambasadorit Hargreaves i shpreha gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim dhe partneritet të mirëfilltë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.