Kushtetuesja i jep të drejtë Supremes: Pro kompensimit të qytetarëve për rrymën në veri

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka jep të drejtë Supremes, lidhur me kërkesën për kompensimin e qytetarëve për faturat e rrymës në veri.

Kushtetuesja e ka publikuar aktgjykimin lidhur me kërkesën e dërguar Zyra e Rregullatorit të Energjisë e cila ka kërkuar që të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Arj.nr.116/2022] të 9 marsit 2023 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.

Kërkesa për kompensim ishte dërguar nga Avokati i Popullit.

“Pas vlerësimit të pretendimeve të Avokatit të Popullit, Gjykata Themelore kishte anuluar si të kundërligjshëm Vendimin e lartcekur të Zyrës për Rregullatorin për Energji dhe kishte urdhëruar kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër (4) komunat veriore të Republikës së Kosovës për periudhën 6 shkurt 2012 deri më 20 tetor 2017, në vlerën prej dyzet milionë e tetëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e katërqind e tetëdhjetë euro (40.855.480.00 EUR). Konstatimi i Gjykatës Themelore, u konfirmua nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme. Sipas gjykatave të rregullta, në esencë dhe ndër tjerash, pavarësisht që Zyra për Rregullatorin për Energji ka kompetencën lidhur me trajtimin e parametrave rregullative dhe faturimin e kostos së rrymës së humbur në sistemin e transmisionit dhe shpërndarjes, të faturuarit e humbjeve të shkaktuara në katër (4) komunat veriore të Republikës së Kosovës tek konsumatorët tjerë të Republikës së Kosovës, kishte rezultuar në trajtim të pabarabartë të qytetarëve, në kundërshtim me përcaktimet e nenit 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës dhe Ligjit nr.05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi, sepse nuk ka pasur qëllim legjitim dhe proporcionalitet ndërmjet mjeteve të përdorura dhe qëllimit të synuar”, thuhet në publikimin e Gjykatës transmeton Klankosova.tv