Krenohet Rizvanolli, thotë se konsumi i energjisë elektrike në veri është ulur për 3.3%

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për kursimin e energjisë elektrike në pjesën veriore të vendit, në komunat me shumicë serbe.

Në Rubikon ajo ka theksuar se këtë vit kanë pasur ulje të konsumit të energjisë sesa në vitet e kaluara, që sipas saj kishte rritje, raporton Klan Kosova.

“Pas një periudhe dhjetë vjeçare ku ka pasur rritje të konsumit deri në 14 përqind në baza vjetore që është abnormale”.

“Konsumi është ulur e energjisë në veri për 3.3 për qind pas një periudhe të rritjeve deri në 14 për qind”, ka thënë Rizavanolli.