Kryetari i Gjilanit prezanton projektin e bulevardit të qytetit, kostoja 20 milionë euro

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni në kuadër të nismës “7 javë – 7 projekte”, ka prezantuar projektin e bulevardit të qytetit.

Hyseni ka bërë të ditur se kostoja e këtij projekti është 20 milionë euro, duke e cilësuar si ndryshimin më të madh urbanistik në histori të Gjilanit.

“Hapësira publike, parkingje si zgjidhje e burim i të hyrave, objekti i administratës komunale për punë efikase e shërbime më të mira, për ndryshim radikal, për Gjilanin që duam. Mbi 30.000 metër katror, mbi 500 parkingje nëntokësore, mbi 8000 metër katror komuna e re, nënkalime, si zgjidhje për trafikun”, ka theksuar ai.