Kuçi: Kurti e do luksin, pi verëra të shtrenjta e rrobat i ka superluksoze

Natyra Kuçi nga PSD e ka kritikuar mënyrën e jetesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ajo, në “Debat Plus”, ka thënë se Kurti bën jetë luksoze dhe nuk bashkëndjen me popullin.

“Një kryeministër me qasje bolshevike, ky nuk ka nevojë të vërë unazë, as të vozitë Range Rover, ky do të kontrollojë gjithçka. Edhe verërat i pi të shtrenjta, edhe teshat i vesh superluksoze, e shohim se është shumë glamuroz në Paris, Greqi e Kroaci. I pëlqen shumë lluksi. Nuk është në rregull me pas pensionistët 100 euro. Gani Jakupi i merr 7 mijë e 500 euro, e pensionistët 100 euro”, tha ajo.

Ajo tha se qeveritarët bëjnë jetë luksoze dhe gëzojnë privilegje të ndryshme, kurse policët i kanë lënë pa sigurim shëndetësor.

“Nuk mundem të endem me Range Rover të Burdushit, e policët në patrulla s’kanë as sigurim shëndetësor. Në familjen time janë tre policë, secili është më keq se tjetri, edhe mbathjet i blejnë vetë”, tha ajo.