Kurti: Beogradi nuk po don me nënshkru me mu, me PDK e me LDK po

Situatë interesante u krijua sot në Kuvendin e Kosovës teksa kryeministri Kurti raportonte për dialogun.

I pari i Qeverisë, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po refuzon ta nënshkruaj draftin dhe marrëveshjen, teksa këtë e bënte me PDK-në dhe LDK-në në pushtet.

“Qysh ja keni bo që me juve nënshkrujke, me mu s’po nënshkrun, po ikë. Qysh ja keni ba që nënshkrujke me juve, ju kallzomni qysh ja keni bo në 2013 dhe 2015, jam i interesum edhe unë për nënshkrim, kallzomni qysh ja keni ba”, tha Kurti.

Këtij fjalimi të Kurtit iu përgjigj kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“A u qetësove kryeministër, se u bonën merak këta tutë që të panë kështu”, tha ai.