Erërat e forta rrëzojnë lisin në Deçan, e zë një veturë

Është rrëzuar një lis nga erërat e forta në Deçan, ku si pasojë e ka zënë një veturë.

Në Insajderi kanë ardhur disa pamje, ku shihet se lisi e ka zënë tërësisht veturën.

Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dalur zjarrëfiksat.

Nga dëshmitarët e rastit thuhet se nuk ka të lënduar.

FOTO: