Kurti në “The Guardian”: Vuçiqi më shan në serbisht në takime, Lajçaku dhe Borrelli s’e ndërprejnë as s’e dënojnë

Në një intervistë për “The Guardian” dhënë para ngjarjes së rëndë të vrasjes së një polici dhe plagosjes së dy të tjerëve nga formacione ushtarake të paidentifikuara, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se negociatat me Serbinë kanë mbërrirë “në një rrugë qorre” teksa ka përsëritur se ndërmjetësi evropian Miroslav Lajçak “ka humbur neutralitetin e tij”.

Kurti ka ndarë edhe detaje të pathëna më parë se brenda tryezës së bisedimeve, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e fyen atë dhe se ndërmjetësi Lajçak “nuk bën përpjekje që ta ndëprejë e as ta dënojë”.

Ai (Vuçiqi) më ofewndon dhe më shan në serbisht shumë shpesh gjatë këtyre dy viteve”, i ka thënë Kurti medias “The Guardian”.

U kam kërkuar ndërmjetësve ta ndërprejnë dhe dënojnë, por kjo nuk ndodhë kurrë”, ka thënë Kurti.

Ndjehet si një dhunues shkolle të cilit i jepet nderime nga administrata e shkollës, përveç se në këtë rast dhunuesi i shkollës kreu gjenocid dhe është një aleat i vendosur i [Vladimir] Putinit”, tha Kurti.