Një 62-vjeçar nga Podujeva ka rënë dje në prangat e Policisë, nën dyshimet për veprën penale “ngacmim seksual”.
Sinjali raportoi se ai po dyshohet se e ka ngacmuar një 17-vjeçar, duke e prekur në organe gjenitale dhe duke i ofruar para në këmbim të marrëdhënieve seksuale.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur për Sinjalin se personi që po dyshohet në lidhje me këtë rast është D. Berisha, ndaj të cilit Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës gjatë së martës
Ai po dyshohet se e ngacmoi të miturin në njërën nga kafenetë e Podujevës, ku fillimisht e kishte ftuar për kafe dhe më pas ia bëri ‘ofertën’ për të kryer marrëdhënie seksuale.
Ky rast e ka tronditur të miturin, i cili e refuzoi burrin e dyshuar dhe u nis për në stacion policor, që ta denoncojë rastin. Në dëshminë e tij, ai e ka përshkruar në detaje veprimet e të dyshuarit. Kjo bëri që prokurori të urdhërojë arrestimin dhe ndalimin e tij.
Me rastin e kontrollit policor te i dyshuari, zyrtarët policorë ia kanë gjetur një shumë të të hollave që është konfiskuar si dëshmi për rastin, si dhe i është konfiskuar telefoni.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.