Javën që lamë pas, kryeministri i Kosovës Albin Kurti si dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli në bashkëpunim me Bianciardi nga European Union in Kosovo kanë lansuar masat e reja për subvencionim të qytetarëve të cilat përfshijnë: rrobalarëse, enëlarëse, erigorifer ose frigorifer me friz, si dhe Sistem diellor për ngrohje të ujit sanitar.
Sot gjatë ditës, ministrja Rizvanolli ka publikuar etiketat e efiçiencës së pajisjeve shtëpiake të cilat do të subvencionohen me përkrahje të Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Ja si duken etiketat e efiçencës së pajisjeve të cilat do t’i subvencionojmë me përkrahje të European Union in Kosovo”, ka shkruar ajo në Facebook.
E njëjta gjithashtu ka publikur linqet për t’u informuar qytetarët më shumë rreth aplikimit.
Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467
Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468