Ky është mesazhi i fundit emocionues i infermieres që ndërroi jetë nga kanceri i gjirit

Fitore Zenelaj, infermierja nga Prizreni humbi luftën kundër kancerit të gjirit. Ajo ndërroi jetë të hënën, pasi kishte nisur trajtimin në Francë.

Zenelaj kishte kohë që kishte njoftuar në rrjetet e saj sociale se pas kontrollit të fundit asaj i ishin shfaqur edhe metastaza ne 6 vende të trupit por që nuk e kishte në plan të dorëzohej.

Derisa në postimin e saj të fundit në facebook, gjatë vizitës në Turqi ajo kishte shkruar: “I dashur kancer, e jotja është të më shpallësh luftë, e imja të fitoj”

Zenelaj kishte thënë se jeta nuk ishte e lehtë për asnjë, por që duhet të kemi këmbëngulje dhe besim në vete.

Ky është postimi i saj i fundit në llogarinë në facebook pa ndërhyrje: