Ky është shoferi i arrestuar për aksidentin me një të vdekur në Lipjan

Një aksident trafiku, ka përfunduar me fatalitet sot pasdite në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan.

Për pasojë, shoferi i veturës ka ndërruar jetë, i cili është: Mustaf Llugiqi.

Sinjali mëson po ashtu se është arrestuar edhe shoferi i dyshuar për aksidentin e shkaktuar i cili është Lirigzon Buzhala.