Labinot Tahiri ndan fitimin nga një mbrëmje muzikore, jep 2000 euro për 2 vjeçarin nga Mitrovica

Rasti i dy vjeçarit nga Mitrovica, Joel Qarkajt, që ka nevojë për ndihmë për shërim jashtë vendit, ka prekur të gjithë.

Kështu, angazhimi e organizimet e ndryshme për ti ardhur në ndihmë vogëlushit, kanë qenë të shumëta, shkruan Jepi zë.

Për këtë rast, këngëtari Labinot Tahiri, ka ndarë fitimin nga mbrëmja në Mitrovicë, në Fabric Club.

Postimi i plotë:

Jeta nuk jep pa dhuruar edhe vet ne.

Me e pas tan këtë publik gjigant nuk mundem pa ju bashkangjit akisonit në Mitrovicë, ku qytarët janë duke ndihmuar një qun 2 vjeq nga semundja e Tumorit, dhe gjatë kësaj nate, ndava për hirë të publikut dhe shpirtin e tij 2000€ nga mbremja ime me qëllimin që me dhuru dhe shumë të tjerë që ta shpëtojmë ate femijë.

Videon e keni në post ku flas dhe lutemi qê ai fëmijë të shpëtojë.
Faleminderit nga zemra Mitrovica jonë e dashur , për këtë mbrëmje madheshtore.

Ju dua, Labi Kosovë e Shqipërisë. ❤️