Lajm i mirë: 23-vjeçares që i ra kulmi i hiqen aparaturat

23 vjeçarja e cila u lëndua nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës më 18 janar, po vazhdon ende trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo aktualisht është në gjendjen stabile dhe se po trajtohet.

Gazeta ka kontaktuar me shefin e Mekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka që tha se gjendja e pacientes është e stabile dhe se është larguar nga aparaturat por që duhet ende t’i vazhdohet mjekimi.

“Vajza po vazhdon të qëndrojë dhe të merr trajtimin mjekësor edhe më tutje në Shërbimin Intensiv Qendrorë. Sa i përket prametrave vital, gjendja është realitivisht stabile, ne kemi arritur që ta largojmë nga aparatura mjekësore, por ajo edhe më tutje ka nevojë të qëndrojë dhe të jetë e monitoruar në shërbimin klinik intensiv”, tha Uka për Sinjalin.