Lekaj i AAK-së: Buxheti për vitin 2024 nuk është as zhvilimor e as i suksesshëm

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, në seancën e sotme ku po diskutohet për projekt-buxhetin e shtetit për vitin 2024, ka thënë se ky nuk mund të quhet as buxhet zhvillimor e as i suksesshëm.

Lekaj ka thënë se buxheti po bëhet pa i përfillur kërkesat buxhetore të komunave.

“Për ne si AAK, ky buxhet ka shumë mangësi dhe nuk përmbushë nevojat e kërkesat reale të të gjitha kategorive buxhetore. Ky buxhet nuk është buxhet i qytetarëve të Kosovës, sepse po bëhet pa i përfillur kërkesat buxhetore të komunave, të shoqërisë civile, të institucioneve qendrore publike, të sindikatave, të njësiteve tjera buxhetore dhe propozimeve të partive opozitare”, ka thënë ndër të tjera Lekaj.

“Ju bëjë thirrje që në mes të leximeve ti merrni parasysh kërkesat buxhetore dhe amandamentet që do ti bëjmë komunat, sindikatat, shoqria civile si dhe ne si deputetë.
Kosova ka nevojë për konstruktivitet dhe bashkëpunim pozitë-opozitë, prandaj kjo duhet të fillojë nga Buxheti i Kosovës e për të vazhduar me temat e tjera të rëndësishme që lidhen me të ardhmen e vendit për vitin 2024”, ka thënë Lekaj.