Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e dy grave që dyshohen për vjedhje, ua publikon fotot

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e dy grave, të cilët po kërkohen për përfshirje në një rast vjedhjeje që ka ndodhur në prill të këtij viti.

Duke publikuar fotografi ku shihen, Policia ka kërkuar te ata që kanë informata që mund të cojnë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.  Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur me datën 01.04.2023, në një market në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesë.