Zyra e BE-së në Prishtinë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në Prishtinë po qëndron Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel.
Ajo ka pasur një sërë takimesh të nivelit të lartë derisa sot do të mbajë edhe një konferencë për media.
Arsyeja e kësaj vizite të Cramon është çështja e liberalizimit të vizave dhe diskutimet e fundit në Bruksel për këtë çështje si dhe dialogu Kosovë-Serbi.
“Një pjesë e veçantë e konferencës për shtyp do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor dhe implikimeve të luftës në Ukrainë në aspektin e sigurisë”, thuhet në njoftim.
“Nëse nuk tërhiqesh t’vras” – kërcënohet avokati kosovar, tregon se si u ballafaqua me ‘uzurpatorin’