Shqetësuese: Nxënësi i klasës së shtatë në Rahovec me armë në shkollë, drejtoria e denoncon në Polici

Mbajtja e armëve nga të miturit tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe fëmijët.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është vërejtur nga drejtoria e shkollës “Faik Konica”, në fshatin Celinë të komunës së Rahovecit, ku të hënën paradite është vërejtur se një nxënës i klasës së shtatë i kësaj kishte shkuar me armë në shkollë, të cilën e kishte ekspozuar dhe për këtë janë detyruar që ta njoftojnë Policinë.

Burimet e Gazetës Sinjali nga kjo shkollë njoftojnë se posa nxënësi e ka kuptuar për veprimet e shkollës, ai e ka dërguar armën në shtëpi. Kjo bëri që Policia të kryej bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast arma u konfiskua dhe prindi i tij është intervistuar nga hetuesit policorë.

Meqenëse personat nën moshën 14-vjeçare nuk kanë përgjegjësi penale, Sinjali mëson se përgjegjësia mund të kërkohet te prindi i nxënësit, në rast se konstatohet se ata ishin në dijeni për veprimet e fëmijës.

E tmerrshme: Nxënësi në Rahovec rrah brutalisht shoqen e klasës, pamje të rënda