Rahoveci ka mposhtur pastër Lirinë me rezultat 2-0 në një ndeshje ku vreshtarët e thanë fjalën kryesore.
Vendasit, që nga minuta e parë ishin më të mirë, teksa përforcimi i ri, Belsa shënoi dy herë në minutat 27 dhe 88, për t’ia siguruar skuadrës së tij tri pikë të mëdha në derbin ndaj prizrenasve.
Toni flet pas supergolit dhe fitores: Ishte një ndeshje e hapur, e fituam me mençuri e durim
Atmosfera në kampin bardhekaltër është fenomenale, ndërsa kjo fitore veçse do t’i motivojë edhe më tepër.
Xhiron e ardhshme Rahoveci do të jetë mysafir i Istogut në “Demush Mavraj”.