Tre rusë tentojnë të futen në Uzinën Ushtarake të Gramshit, sulmojnë dhe lëndojnë dy ushtarë

Tre shtetas rusë kanë tentuar të infiltrojnë Uzinën Ushtarake në Gramsh, por janë përplasur me dy rojet.

Sipas informacioneve paraprake, rusët kanë tentuar të hyjnë në uzinë por janë përballur me dy ushtarët roje.

Grenell më në fund e lavdëron Kurtin, megjithatë i kërkon të ofrojë zgjidhje në dialog

Gjatë konfrontimit, rusët i kanë sulmuar ushtarët shqiptarë me sprej djegës në pjesën e fytyrës.

Mësohet se rusët janë arrestuar nga anti-terrori, ndërsa u është gjetur edhe një aparat fotografik, çka ngre dyshimet se mund të kenë qenë spiunë.